Transmetuar më 31-03-2026, 09:37

DURRËS – Gjykata e Durrësit ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për ish-drejtorin e IEVP-së, Indrit Cerloj, i dyshuar për shpërdorim detyre në lidhje me arratisjen e Altin Ndoci.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Xhevdet Lika, i cili ka pranuar kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Indrit Cerloj ishte arrestuar më 16 janar të këtij viti, pas arratisjes së të burgosurit Altin Ndoci, e ndodhur mesditën e 13 janarit nga spitali i Durrësit, ku ai ishte dërguar për të kryer vizita mjekësore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit