

TIRANË – Një sulm kibernetik dyshohet se ka goditur sistemet e Gjykatës së Lartë, ndërsa përgjegjësinë për ndërhyrjen e ka marrë një grup që e quan veten “Homeland Justice”.
Në një mesazh të publikuar online, grupi pretendon se ka depërtuar në rrjetet e sistemit gjyqësor dhe se ka siguruar të dhëna dhe dokumente që, sipas tyre, lidhen me funksionimin e brendshëm të institucioneve të drejtësisë.
Deri në këto momente, nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet shqiptare mbi përmasat e sulmit apo nëse të dhëna sensitive janë komprometuar.
Institucionet përgjegjëse për sigurinë kibernetike pritet të verifikojnë autenticitetin e pretendimeve dhe të vlerësojnë ndikimin e mundshëm të këtij incidenti.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






