

TIRANË – Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të kreut të Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT), Rigers Sheqeri.
Sipas burimeve, masa e pezullimit është ekzekutuar disa ditë më parë dhe lidhet me hetimet për një skemë të dyshuar abuzimi me lejet e ndërtimit në kryeqytet.
Organet kompetente po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të çështjes dhe përcaktimin e përgjegjësive përkatëse.
Deri në këto momente, nuk raportohet për një reagim zyrtar nga Sheqeri lidhur me vendimin e gjykatës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






