

Tregu valutor në vend paraqitet i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, me luhatje të lehta në kursin e këmbimit të monedhave kryesore ndërkombëtare.
Sipas të dhënave të fundit, Dollari amerikan blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.2 lekë.
Ndërkohë, Euro këmbehet me 95.7 lekë në blerje dhe 96.4 lekë në shitje, duke ruajtur pozita relativisht të qëndrueshme në treg.
Edhe Franga zvicerane paraqitet në nivele të larta, duke u blerë me 103.8 lekë dhe shitur me 104.8 lekë.
Sa i përket Paundi britanik, ai blihet me 109.7 lekë dhe shitet me 110.8 lekë, duke mbetur një nga monedhat më të forta në raport me lekun.
Ndërkohë, Dollari kanadez këmbehet me 59.6 lekë në blerje dhe 60.8 lekë në shitje.
Në tërësi, kursi i këmbimit për monedhat e huaja vijon të karakterizohet nga stabilitet relativ, pa luhatje të forta në krahasim me ditët e fundit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






