Transmetuar më 31-03-2026, 07:18

Sot, e martë, 31 mars 2026, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, duke sjellë një situatë tipike pranverore me vranësira dhe reshje të herëpashershme.

Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri në të dendura në të gjithë territorin. Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të jenë të pranishme që në orët e para të ditës, fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe më pas do të shtrihen gradualisht në pjesën tjetër të vendit.

Gjatë orëve të ditës, reshjet pritet të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit, herë pas here të shoqëruara me shtrëngata afatshkurtra dhe, në mënyrë lokale, me shkarkesa elektrike, kryesisht në zonën jugperëndimore dhe atë qendrore.

Në zonat alpine, në lartësitë mbi 800–900 metra, veçanërisht në veri, verilindje dhe juglindje të vendit, parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindja në juglindje, me një shpejtësi mesatare prej rreth 9 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s, duke sjellë herë pas here intensifikim të ndjeshëm.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit