

TIRANË – Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kryer mbrëmjen e sotme kontrolle në një kompleks luksoz në jug të vendit.
Kontrollet kanë përfshirë dy vila të Ergys Agasit dhe një vilë të Ermal Beqirit, sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme. Në terren kanë qenë gjithashtu agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të cilët kanë sekuestruar materiale dhe pajisje që dyshohet se lidhen me hetimin në vijim.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën e hetimeve, ndërsa veprimet janë kryer në kuadër të procedurave standarde hetimore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






