Transmetuar më 30-03-2026, 23:06

Nata e dytë e spektaklit drejtpërdrejt të “Ferma VIP 3” nisi me tensione të forta dhe përplasje të menjëhershme mes konkurrentëve.

Qendra e vëmendjes në minutat e para ishte një debat i ashpër mes Akilit dhe Blerinës, i cili kërkoi ndërhyrjen e moderatores Arbana Osmani.

Gjatë diskutimit, Blerina vuri në dukje se ndërkohë që banorët e tjerë tregojnë pozitivitet përmes artit, këndimit dhe bisedave interesante, Akili shfaq vazhdimisht një anë negative. Kjo solli reagimin e ashpër të tij, sidomos pasi Blerina theksoi se nuk ndodhen në të njëjtin nivel.

I fokusuar te kjo deklaratë, Akili anashkaloi pyetjet e moderatores mbi shkaqet e konfliktit dhe iu drejtua Blerinës disa herë me fjalët: “Çfarë niveli jam unë?”.

Në këtë moment, Arbana Osmani ndërhyri për të rikthyer qetësinë në studio. Moderatorja iu drejtua Akilit:

“Nuk po marr përgjigje Akil, po marr ‘ça niveli, ça niveli, ça niveli’, është emision tjetër ai, nuk është ky.”

Deklarata e saj u perceptua nga publiku si një thumb i qartë ndaj rivalit televiziv, “Big Brother VIP”, format i cili shpesh vendos në qendër debate të forta dhe zhurmshme mes banorëve, shpesh deri në ofendime të rënda. Moderatorja duket se synon të ruajë këtë atmosferë jashtë dyerve të “Ferma VIP”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit