

Një ngjarje alarmante ndodhi mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një furgon shpërtheu në flakë pranë një servisi automjetesh që shërben edhe si gomisteri. Incidenti u regjistrua në kilometrin e 2-të të rrugës Shkodër-Hani Hotit.
Punonjësit, të cilët ishin duke kryer punime poshtë furgonit, përfshirë saldimin, u përballën papritur me flakët e mjetit, i cili u dogj plotësisht. Fatmirësisht, të gjithë punonjësit dhe personat e tjerë që ndodheshin në vendngjarje shpëtuan pa lëndime.
Zjarrfikëset mbërritën menjëherë, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e zjarrit për të parandaluar përhapjen e tij. Përveç furgonit, një automjet tjetër që ndodhej aty pranë u dëmtua nga flakët, ndërsa servisi dhe gomisteria pësuan dëme materiale.
Grupi hetimor bashkë me ekspertët e zjarrfikësve po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të këtij zjarri aksidental, i cili dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






