

Një moment emocional u regjistrua në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku Mateo Borri foli hapur në dhomën e rrëfimit për marrëdhënien e tij me Brikena Selmanin. Ai ndau me publikun dinamikën e veçantë që karakterizon raportin e tyre, i përzier me tensione, keqkuptime dhe ndjenja të forta.
Mateo pranoi se të dy kanë karakter të fortë dhe shpesh përplasen për shkak të kokëfortësisë. “Të dy jemi kokëfortë dhe mbajmë ato inatet tona. Ajo priste të vija unë, unë prisja të vinte Brikena”, u shpreh ai, duke theksuar se mungesa e hapit të parë nga secili ka ndikuar në ftohjen e marrëdhënies.
Ai shtoi se kjo situatë është pasojë e ngjarjeve të kaluara dhe jo e mungesës së ndjenjave, duke theksuar vullnetin për ta përmirësuar raportin.
“Normalisht jemi pak të ftohtë si fillim nga e gjithë ajo situatë që kaloi dhe shpresoj shumë që t’i zgjidhim çdo keqkuptim që kemi me njëri-tjetrin. Unë dua të jem me Brikenën, as nuk dua ta mërzis, as nuk dua ta lëndoj. Të mirën nuk na do askush më shumë se sa ne njëri-tjetrin. Sa herë jam me të, sado mund të kem inatet e mia, ato i harroj dhe shpresoj shumë që të vazhdojmë sa më mirë bashkë”, deklaroi Mateo.
Nga ana tjetër, Brikena është parë e prekur emocionalisht gjatë ditëve të fundit, duke reflektuar mbi raportin e tyre dhe situatën e krijuar brenda shtëpisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






