Transmetuar më 30-03-2026, 20:59

Spanja ka forcuar qasjen ligjore ndaj sjelljeve të padëshiruara me natyrë seksuale, pasi Gjykata e Lartë e Spanjës ka vendosur se puthja pa pëlqimin e njërit prej partnerëve përbën sulm seksual.

Vendimi vjen në kuadër të një çështjeje konkrete, ku gjykata la në fuqi dënimin ndaj një burri, i cili kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme dhe pa pëlqim një grua në një stacion autobusi.

Mbrojtja kishte kërkuar rikualifikimin e veprës penale në “ngacmim në rrugë”, duke synuar uljen e akuzës, por gjykata e refuzoi këtë argument. Sipas trupës gjykuese, çdo kontakt fizik me natyrë seksuale, i kryer pa pëlqimin e palës tjetër, përbën shkelje të rëndë dhe shkon përtej ngacmimit.

Në arsyetimin e saj, gjykata thekson se marrja e dorës së një gruaje dhe puthja e saj pa pëlqim, në një kontekst që shpreh qëllim seksual, përbën imponim të vullnetit të autorit mbi lirinë seksuale të viktimës.

Si pjesë e vendimit, i dënuari do të duhet të paguajë edhe një gjobë prej 1,620 eurosh.

Ky vendim konsiderohet si një hap i rëndësishëm në forcimin e mbrojtjes së integritetit dhe lirisë seksuale, duke vendosur standarde më të qarta për kufijtë e sjelljes së pranueshme në marrëdhëniet ndërpersonale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit