

Spanjë, 30 mars 2026 – Qeveria spanjolle ka vendosur të ndalojë përdorimin e hapësirës së saj ajrore dhe të bazave ushtarake Morón dhe Rota për avionët amerikanë të përfshirë në operacione kundër Iranit. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles, duke theksuar se Madridi nuk do të lejojë asnjë veprim që mund të përshkallëzojë konfliktin.
Ministri i Jashtëm, José Manuel Albares, tha se qëllimi i këtij vendimi është të shmanget çdo veprim i rrezikshëm dhe i paligjshëm.
Sipas mediave, presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar më herët me një embargo tregtare ndaj Spanjës për kundërshtimin e saj ndaj sulmeve amerikane.
Që nga nisja e konfliktit në fund të shkurtit, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez është shfaqur si një kritik i ashpër i operacioneve amerikane dhe izraelite, duke i cilësuar ato “të papërgjegjshme” dhe “të paligjshme”. Ai ka refuzuar gjithashtu fluturimet e avionëve cisternë amerikanë dhe çdo operacion që përdor bazat e përbashkëta në Andaluzí.
Ky vendim pritet të komplikoje logjistikën e operacioneve amerikane, duke detyruar avionët të fluturojnë rreth Gadishullit Iberik ose përmes Francës, ndërsa përdorimi i hapësirës ajrore spanjolle dhe uljet në bazat e saj lejohet vetëm në raste emergjente.
Sipas gazetës El País, Spanja ka mbajtur këtë qëndrim në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke marrë mirëkuptimin e Iranit për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, një nga pikat më të ndjeshme të furnizimit botëror me naftë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






