

Tiranë, 30 mars 2026 – Kreu i grupit parlamentar të Partia Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas tryezës së kryeministrit Edi Rama mbi integrimin europian, duke deklaruar se negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE kanë ngecur.
Bardhi tha se Kryeministri dhe kryenegociatorja nuk kanë përmendur këtë fakt, ndërsa sipas tij ngecja lidhet me mbrojtjen e individëve të përfshirë në korrupsion dhe presionin ndaj drejtësisë.
“Negociatat kanë ngecur, sepse Edi Rama ka zgjedhur të mbrojë korrupsionin… Anëtarësimi në BE nuk është çështje procedurash teknike, por e zbatimit të reformave dhe besimit mes palëve”, shkruan Bardhi.
Ai shtoi se vendet anëtare nuk kanë dhënë ende miratimin e ecurisë së reformave dhe pa këtë, Shqipëria nuk mund të mbyllë kapitujt e negociatave ose të arrijë objektivin e integrimit brenda katër viteve, siç ka premtuar Rama.
Bardhi akuzoi gjithashtu Kryeministrin për shmangie të përgjegjësive, duke lënë sqarimin e situatës tek tre ministra dhe duke përdorur punën teknike të kryenegociatores si mburojë. Ai theksoi se shembulli i Belinda Ballukut tregon sipas tij prioritizimin e mbrojtjes personale mbi interesin europian.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






