Transmetuar më 30-03-2026, 14:48

Tiranë, 30 mars 2026 – Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e Ajola Xoxës për ndryshimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Sipas burimeve, Xoxa ka kërkuar lehtësim të masës duke argumentuar se gjendja e saj shëndetësore, për shkak të shtatzënisë dhe komplikacioneve të raportuara, kërkon trajtim më fleksibël, përfshirë edhe mundësinë për lëvizje jashtë vendit.

Ndaj saj, që prej shkurtit të vitit të kaluar, kanë qenë në fuqi masat “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Me ndryshimin e sotëm janë hequr masat e sigurisë.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025, pas një urdhri të Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas autoriteteve, ndaj Veliajt janë ngritur disa akuza, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave, mosdeklarimin e pasurisë dhe shpërdorimin e detyrës. Ai i ka kundërshtuar këto akuza, ndërsa procesi gjyqësor në GJKKO vijon dhe janë zhvilluar seancat e para.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, Ajola Xoxa përfaqësohet në gjykatë nga avokati i saj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit