

Kolonjë, 30 mars 2026 – Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në parkimin e teqesë në fshatin Kreshovë, në Kolonjë.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të ketë qenë aksidental. Drejtuesi i mjetit ka deklaruar se kishte hyrë në teqe për të ndezur një qiri, ndërsa në atë moment automjeti është përfshirë nga flakët.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Autoritetet policore kanë nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






