Transmetuar më 30-03-2026, 12:50

TIRANË, 30 mars 2026 – Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se modernizimi i prokurimit publik përmes inteligjencës artificiale është një ndër objektivat kryesore në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se, megjithëse është arritur progres i konsiderueshëm në këtë fushë krahasuar me të kaluarën dhe me vendet e rajonit, Shqipëria ende nuk ka arritur standardet e kërkuara nga BE.

Ai nënvizoi se përmbushja e këtij kushti mbetet thelbësore në kuadër të negociatave, ndërsa kërkoi intensifikimin e përpjekjeve për modernizimin e sistemit të prokurimit publik.

Sipas kryeministrit, përdorimi i inteligjencës artificiale në këtë sektor do të shënojë një hap cilësor përpara, duke rritur transparencën dhe efikasitetin në menaxhimin e fondeve publike.

“Kurorëzimi i kësaj reforme do të na çojë në një nivel tjetër dhe do të na bëjë një vend shembull në këtë aspekt. Ky objektiv duhet të realizohet brenda kësaj kornize kohore dhe viti 2027 duhet të na gjejë me këtë proces të përfunduar”, u shpreh Rama.

Ky zhvillim konsiderohet një pjesë kyçe e reformave që lidhen me standardet e Bashkimit Evropian, në funksion të avancimit të mëtejshëm të procesit të anëtarësimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit