

Gjykata e Beratit ka lënë në burg, 39-vjeçarin, Sabri Likaj, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij të mitur, vetëm 15 vjeçe.
Mësohet se 39-vjeçari nuk e ka pranuar akuzën dhe se ka deklaruar se nuk e ka prekur asnjëherë mbesën e tij dhe se gjithçka është sajuar nga kunata, pasi ata janë në konflikt për banesën.
Pasi dëgjoi organin e akuzës dhe të pandehurin, gjyqtari Ervis Koxhaj, ka vendosur cilësimin e ligjshëm të arrestimit të tij dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 39-vjeçarin Sabri Likaj, banues në fshatin Gjeroven në Berat.
Sabri Likaj u arrestua 3-ditë më parë, pas denoncimit të bërë në DVP-në Berat nga mbesa ,shtetësja N.L,15-vjeçe dhe nëna e saj.
Ai akuzohet për veprën penale “Përfshirja në marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 200/2 i Kodit Penal
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






