Transmetuar më 30-03-2026, 10:55

Pas deklaratës për të kandiduar për kryetar të Bashkisë së Tiranës, deputeti socialist Erion Braçe ka bërë një kërkesë pranë KQZ, duke kërkuar informacion mbi numrin e votave që ka marrë në të gjitha zgjedhjet ku ka kandiduar si ligjvënës.

Sipas dokumenteve të siguruara nga BalkanWeb, Braçe kërkon të dijë votimin ndaj tij që nga viti 1996, kur u zgjodh për herë të parë deputet në qarkun e Beratit, deri te mandatet e fundit në Lushnjë. Kërkesa është dorëzuar më 24 mars.

Më 28 mars, gjatë një mbledhjeje të Asamblesë së Njësisë 5, Braçe ka shprehur gatishmërinë për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës. Ai është shprehur:

“Nuk gjejnë zgjidhje problemet që kanë socialistët dhe ka nevojë për një organizim ndryshe. Ndaj në këtë situatë unë do të kërkoj mbështetjen e socialistëve jo vetëm të Njësisë 5, por në gjithë Tiranën.”

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama vazhdon të mbajë si kandidaten më të preferuar për kryeqytetin ministren Ogerta Manastirliu. Braçe ka lëvizur nga zona elektorale e tij në Divjakë drejt Njësisë 5 në Tiranë, ku në zgjedhjet e 11 majit ka siguruar mbi 23 mijë vota, duke forcuar pozitat e tij në kryeqytet.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit