Transmetuar më 30-03-2026, 08:59

Qyteti i Delvinës është shpallur zyrtarisht pasuri kulturore e paluajtshme në kategorinë “Ansambël Arkitektonik Urban”. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Vendimi është marrë nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, në kuadër të vlerësimit të rëndësisë së veçantë historike, arkitektonike dhe urbanistike që mbart Delvina.

Sipas ministrit Gonxhja, ky status përfaqëson më shumë se një vlerësim simbolik, duke përbërë një hap konkret drejt forcimit të identitetit historik dhe kulturor të qytetit. Ai theksoi se shpallja krijon gjithashtu mundësi të reja për zhvillimin e turizmit kulturor dhe për nxitjen e projekteve restauruese në zonë.

Ky vendim synon njëkohësisht mbrojtjen, ruajtjen, konservimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Delvinës, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi rëndësinë e saj si një aset i çmuar kombëtar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit