

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi të dielën se Irani është duke vënë në jetë një përgjigje të vendit që siç tha ai, është hartuar në mënyrë të tillë që, të përshpejtojë procesin e dobësimit e ushtrisë izraelite.
Deklarata në rrjetin social X, e kryeparlamentarit Ghalibaf erdhi pak orë pasi mediat ndërkombëtare publikuan një deklaratë të komandantit izraelit gjatë një mbledhjeje të kabinetit, ku vuri në dukje vështirësi të brendshme brenda ushtrisë izraelite.
Ghalibaf tha se veprimet e fundit të Izraelit, përfshirë sulmet ndaj infrastrukturës industriale në Iran, nuk kanë asnjë efekt tjetër përveçse të shihen dhe trajtohen si sfida që çojnë përpara planin iranian.
"Reagimi i Iranit është planifikuar në këtë kontekst dhe lidhet me zhvillimet aktuale në terren dhe synimi është të përshpejtojë procesin e shpërbërjes së ushtrisë së Izraelit.
"Shpërbërja ka filluar, ushtria izraelite do të shembet nga brenda”, tha Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetar i Parlamentit të Iranit, në llogarinë e tij në rrjetin social X.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






