Transmetuar më 29-03-2026, 21:34

Në prag të finales së “play-off”-it për Kupa e Botës 2026, përfaqësuesja e Kosova po fiton gjithnjë e më shumë respekt në opinionin sportiv në Turqia.

Pas fitores spektakolare 4-3 ndaj Sllovakia, perceptimi për “Dardanët” ka ndryshuar ndjeshëm, duke u parë tashmë si një kundërshtar i fortë dhe i rrezikshëm.

Këtë e ka theksuar edhe trajneri turk Hikmet Karaman, i cili pranoi se pritshmëritë kanë ndryshuar pas kësaj ndeshjeje.

“Para ndeshjes Sllovaki–Kosovë, shumëkush dëshironte të shmangte Sllovakinë. Por pasi panë lojën e Kosovës, tani ka zëra që thonë se do të ishte më mirë të përballeshim me Sllovakinë”, u shpreh ai.

Karaman vlerësoi lart skuadrën kosovare, duke theksuar se përballja kërkon përqendrim maksimal nga ana e Turqisë.

“Kosova është një skuadër e jashtëzakonshme. Mesfusha dhe mbrojtja jonë duhet të luajnë shumë mirë, ndërsa edhe portieri duhet të minimizojë gabimet”, shtoi ai.

Deklaratat e tij reflektojnë rritjen e ndjeshme të nivelit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke e kthyer ndeshjen finale në një përballje të hapur dhe të paparashikueshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit