

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme.
Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në Big Brother VIP Albania 5, ku DJ Gimbo ishte pjesë, ndërsa jashtë shtëpisë ndodhën zhvillime që ndikuan në raportin mes tyre.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, dyshja shfaqen në momente miqësore, duke qeshur dhe kaluar kohë së bashku. Postimi shoqërohej me mbishkrimin: “Më ke munguar babë”, duke lënë të kuptohet rikthimi i raportit të afërt mes tyre.
Më herët, ishte bërë e ditur se DJ Gimbo nuk kishte qenë në dijeni për situatën e Gjesti-t gjatë kohës që ndodhej brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5”. Ky informacion iu komunikua pas daljes nga formati, gjatë një spektakli të drejtuar nga Ledion Liço.
Pavarësisht episodeve të mëparshme, duket se dy miqtë kanë zgjedhur të lënë pas të kaluarën dhe të vazhdojnë marrëdhënien e tyre.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






