

TIRANË – Një hap i rëndësishëm në bashkëpunimin kulturor midis Shqipërisë dhe Greqisë u realizua gjatë një takimi ndërmjet përfaqësuesve të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit shqiptar dhe Arkivit të Filmit Grek.
U dakordësua restaurimi i filmit shqiptar “Gurët e Shtëpisë sime”, me regji të Dhimitër Anagnostit, si dhe shkëmbimi i ekspertizës dhe materialeve arkivore mes dy vendeve.
Po ashtu, u planifikua organizimi i aktiviteteve të përbashkëta, përfshirë “Javët e Filmit Shqiptar dhe Grek” dhe “Netët e Premierës së filmit Gurët e Shtëpisë sime”. Memorandumi i bashkëpunimit pritet të nënshkruhet në vjeshtë, ndërsa takimi u mbyll me vizitë në ambientet e arkivit dhe laboratorit, duke forcuar lidhjet kulturore dhe profesionale midis dy vendeve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






