

TIRANË – Kryetari i Niko Peleshi ka reaguar për përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali gjatë Grupit Parlamentar të Partia Socialiste.
Peleshi theksoi se gjatë mbledhjes u zhvilluan diskutime të gjata, të cilat janë të shëndetshme dhe nuk mund të quhen përçarje. Ai shtoi se thashethemet mbi përçarje nuk kanë lidhje me substancën politike të zhvillimeve të brendshme të partisë.
Pyetje: A ka përçarje në PS?
Niko Peleshi: Nëse i referoheni thashethemeve unë nuk mund të komentoj thashetheme pa substancë politike. Nuk di çdo të thotë përçarje. Natyrisht ka diskutime. Orë të gjata diskutimi kemi patur dje dhe kjo besoj është e shëndetshme. Natyrisht që s’mund të quhet përçarje diskutimi. Ne nuk jemi një formacion ushtarak pa mendime dhe pa frymë diskutimi dhe pa demokraci të brendshme por lëndoj që ju i referoheni disa thashethemeve të cilat s’kanë lidhje fare me substancën poltike të zhvillimeve të brendshme të një partie politike. Këto janë thashetheme pa asnjë kontekst politik.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






