Transmetuar më 29-03-2026, 12:39

SHBA – Një 43-vjeçar, i dënuar për vrasjen e një vajze 13-vjeçare, është gjetur i pajetë në një burg në Michigan, vetëm pak ditë pas shpalljes së dënimit.

Sipas autoriteteve, viktima e këtij rasti ishte raportuar e zhdukur në vitin 2024, ndërsa trupi i saj ende nuk është gjetur. Prokurorët kishin deklaruar se ekzistonte një sasi e madhe provash që lidhnin drejtpërdrejt të dënuarin me krimin.

Paraprakisht dyshohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e vetëvrasjes, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Rasti ka tronditur opinionin publik, për shkak të natyrës së rëndë të krimit dhe zhvillimeve të fundit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit