Transmetuar më 29-03-2026, 12:28

TIRANË – Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme drejt Lindjes së Mesme, për shkak të situatës së pasigurt në rajon.

Sipas njoftimit zyrtar, rekomandohet veçanërisht evitimi i udhëtimeve turistike deri në një njoftim të dytë, për shkak të zhvillimeve të paparashikueshme.

Institucioni thekson se po ndjek nga afër situatën dhe do të informojë vazhdimisht publikun për çdo ndryshim. Njoftimi i plotë i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme:

Në vijim të komunikimeve të mëparshme lidhur me përshkallëzimin në rajonin e Lindjes së Mesme, dhe në kushtet e pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së zhvillimeve, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur çdo udhëtim jo të domosdoshëm, në mënyrë të veçantë çdo udhëtim për arsye turistike në këtë rajon, deri në një njoftim të dytë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit