

Ministria e Jashtme shqiptare, i bëri thirrje sot qytetarëve që të mos shkojnë në vendet e Lindjes së Mesme, pasi është një situatë e paparashikueshme dhe e pasigurt.
Thirrja vjen pasi këto ditë kanë rinisur udhëtimet turistike për në Dubai, favorizuar dhe nga çmime më të ulëta.
"Lidhur me përshkallëzimin në rajonin e Lindjes së Mesme, dhe në kushtet e pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së zhvillimeve, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur çdo udhëtim jo të domosdoshëm, në mënyrë të veçantë çdo udhëtim për arsye turistike në këtë rajon, deri në një njoftim të dytë", thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ajo thotë se po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






