

Tensione dhe përplasje verbale janë shënuar gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, e zhvilluar pa praninë e mediave.
Sipas raportimeve, Edi Rama ka pasur një debat të drejtpërdrejtë me dy figura të njohura të mazhorancës, duke i akuzuar për sjellje të papërshtatshme.
Fillimisht, kryeministri iu drejtua Damian Gjiknuri, duke e akuzuar për regjistrim dhe publikim të bisedave private. “Fik telefonin se e ke zakon që regjistron dhe i nxjerr gjërat që regjistron”, mësohet t’i jetë drejtuar Rama gjatë diskutimeve.
Në vijim, ai ironizoi edhe ish-ministrin Ervin Hoxha, duke e kritikuar për diskutime jashtë ambienteve zyrtare. “Po ti do vazhdosh akoma të bësh llafazanllëqe nëpër tavolina komisariatesh?”, raportohet të ketë thënë kreu i qeverisë.
Ky debat, i zhvilluar në një takim me dyer të mbyllura, pasqyron një klimë të tensionuar brenda radhëve të mazhorancës. Më herët, përplasje janë raportuar edhe mes Ramës dhe Elisa Spiropali, së cilës kryeministri i është drejtuar me tone të ashpra gjatë diskutimeve.
Ngjarja hedh dritë mbi dinamikat e brendshme në grupin parlamentar, në një moment kur kërkohet forcim i strukturave dhe bashkëpunimit politik.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






