Transmetuar më 29-03-2026, 07:57

Kalimi në orën verore apo rikthimi në atë dimërore vijon të ketë ndikime të dukshme në organizmin e njeriut. Edhe pse kjo praktikë zbatohet prej dekadash në shumë vende, trupi nuk përshtatet menjëherë me ndryshimin, duke shkaktuar efekte të përkohshme, por shpesh të ndjeshme.

Sipas ekspertëve, ndryshimi i orës ndikon drejtpërdrejt në ritmi cirkadian, mekanizmin e brendshëm që rregullon ciklin gjumë–zgjim. Humbja ose fitimi i një ore gjumë mund të çrregullojë këtë ritëm, duke krijuar efekte të ngjashme me ato të udhëtimeve në zona të ndryshme kohore.

Ndër pasojat më të zakonshme të këtij ndryshimi përfshihen:

Rritja e aksidenteve rrugore

Në ditët pas ndryshimit të orës vërehet një shtim i aksidenteve, kryesisht për shkak të lodhjes dhe uljes së përqendrimit te drejtuesit e mjeteve.

Probleme kardiovaskulare

Studimet sugjerojnë një rritje të përkohshme të rasteve me infarkt dhe goditje në tru, pasi mungesa e gjumit ndikon në balancën hormonale, nivelet e energjisë dhe sistemin imunitar, veçanërisht te personat me rrezik më të lartë.

Çrregullime të humorit dhe shëndetit mendor

Ndryshimi i orës ndikon edhe në ekspozimin ndaj dritës natyrale, duke ndikuar në gjendjen emocionale dhe duke rritur rastet e depresionit apo luhatjeve të humorit.

Megjithatë, specialistët theksojnë se këto efekte janë zakonisht të përkohshme dhe organizmi arrin të përshtatet me ritmin e ri brenda pak ditësh.

Pavarësisht debateve për dobinë e saj, ndryshimi i orës mbetet një praktikë e përhapur, që vazhdon të sfidojë ritmet biologjike dhe cilësinë e gjumit tek njerëzit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit