

Një tjetër zhvillim i papritur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në spektaklin Big Brother VIP, ku Shëndritit i ra në dorë “Kutia e Pandorës”, një nga elementët më të fortë të lojës.
Si pjesë e këtij avantazhi, ai përfitoi një udhëtim si shpërblim. Megjithatë, “e keqja” e kutisë e detyroi atë të merrte një vendim të vështirë: të çonte në televotim dy banorë të tjerë, së bashku me veten e tij.
Përballë kësaj zgjedhjeje, Shëndriti vendosi që në televotimin me pyetjen “Kë doni të shpëtoni?”, të përfshijë Edisonin dhe Malin, duke i futur kështu të tre në garë për qëndrimin në shtëpi.
Ky vendim pritet të ndikojë ndjeshëm në dinamikat e lojës, ndërsa mbetet për t’u parë reagimi i publikut dhe i banorëve të tjerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






