Transmetuar më 29-03-2026, 07:34

Kjo e diel do të karakterizohet nga mot relativisht i qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit. Sipas parashikimeve, priten kthjellime të shoqëruara me alternime vranësirash mesatare dhe, herë pas here, deri të dendura, më të theksuara në zonat veriore dhe në relievet malore të lindjes.

Gjatë orëve të mesditës deri në pasdite, në zonat malore lindore parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe karakter lokal. Më pas, reshjet pritet të ndërpriten në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindja në veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej rreth 7 m/s. Në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare, ajo mund të arrijë herë pas here shpejtësi deri në 16 m/s.

Sa i përket kushteve detare, në detin Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i forcës 3 deri në 4 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit