Transmetuar më 28-03-2026, 23:04

Tiranë, 28 Mars 2026 – Pas mbledhjes së degës së Partisë Socialiste në Njësinë 5, deputeti Erion Braçe ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale për të ardhmen e partisë, duke theksuar rëndësinë e hapjes dhe përfshirjes.

Braçe shprehet se forcimi i PS realizohet përmes pranimit të të gjithë atyre që duan të kontribuojnë me ide, duke e cilësuar këtë si një proces të domosdoshëm për zhvillimin e së majtës. “Forcimi i PS duke u hapur, pranuar, përfshirë të majtë që duan të zhvillohen e të zhvillojnë idetë e tyre bashkë me PS, ishte një tjetër qëllim i mirë për të cilin folëm e do flasim edhe më tej”, shkruan ai.

Deputeti nënvizon gjithashtu se “karriget nuk janë kurrë qëllim, puna e punët vlejnë”, duke dërguar një mesazh të qartë mbi prioritetet brenda partisë.

Ky reagim i Braçes vjen një ditë pas raportimeve për tensione gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura midis kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali, një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e mediave politike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit