

Në garën për të emëruar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kandidati Tonin Vocaj kryeson listën pas procesit të vlerësimit. Pas tij renditen Lorenc Panganika dhe Skënder Hitaj.
Vocaj ka një karrierë prej rreth 35 vjetësh në policinë shqiptare dhe njihet si oficer korrekt, profesionist dhe i vendosur. Tre emrat e parë janë dërguar nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, tek kryeministri Edi Rama, i cili do të marrë vendimin final për emërimin.
Në total, në garë për drejtimin e Policisë së Shtetit janë 14 kandidatë, përfshirë: Afrim Tafa, Alfred Çepe, Arjanit Arap, Elidon Çela, Gentian Berberi, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Lorenc Panganika, Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi, Rebani Jaupi, Saimir Boshnjaku, Skënder Hitaj dhe Tonin Vocaj.
Vendimi për kryepolicin e ri pritet të merret brenda javës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






