

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, publikoi pamje nga pika kufitare e Muriqan, ku duken automjete të shumta që presin për të hyrë në Mal të Zi.
Sipas tij, qytetarët shqiptarë po detyrohen të kalojnë kufirin për të furnizuar naftë më të lirë, pas rritjes së çmimeve të karburanteve në Shqipëri.
Gjoni shkroi:
“Radhë kilometrike në pikën kufitare të Muriqanit. Shqiptarët, të goditur çdo ditë nga taksat dhe çmimet e larta të vendosura nga qeveria, presin me orë të tëra për të siguruar naftë më të lirë. Ky është turpi i një shteti që nuk mbron qytetarët e vet.”
Sipas raportimeve, çmimi i naftës në Mal të Zi është rreth 1.65 euro për litër, ndërsa në Shqipëri arrin deri në 220 lekë (rreth 2.3 euro). Situata ka nxitur shqetësim dhe debate për politikën e çmimeve të karburanteve në vend.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






