

Partia Demokratike e Shqipërisë ka publikuar udhëzimet për zhvillimin e proceseve zgjedhore dhe organizative brenda strukturave të saj, në prag të përfundimit të mandateve katërvjeçare të organeve drejtuese.
Dokumenti mban firmat e kryetarit Sali Berisha dhe Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka, ndërsa thekson nevojën për rinovimin e plotë të strukturave përmes një procesi statutor.
Sipas udhëzimeve, zgjedhjet duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e statutit të partisë, duke garantuar një proces të rregullt, transparent, të lirë dhe të fshehtë. Strukturat lokale janë udhëzuar që të nisin menjëherë nga puna për organizimin e procesit.
Afati i përcaktuar për përmbylljen e zgjedhjeve në të gjitha nivelet është data 30 prill 2026. Procesi do të përfshijë zgjedhjen e drejtuesve në çdo hallkë të organizimit, nga seksionet dhe grupseksionet, deri te kryetarët e degëve dhe kryesitë përkatëse.
Ky proces mbështetet në disa akte zyrtare, përfshirë vendimin nr. 35, datë 17 mars 2026, “Mbi proceset zgjedhore dhe organizative të PDSH”, si dhe udhëzimet nr. 2 dhe nr. 3, datë 27 mars 2026, të Sekretarit të Përgjithshëm, që rregullojnë procedurat për zhvillimin e zgjedhjeve dhe përzgjedhjen e anëtarëve të kryesive të degëve.
Në përfundim, drejtuesit e partisë kërkojnë respektimin rigoroz të afateve dhe raportimin e vazhdueshëm të progresit gjatë gjithë procesit zgjedhor.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






