Transmetuar më 28-03-2026, 21:18

Ngjarje e rëndë në aksin Korçë–Pogradec, tre persona përfundojnë në spital, janë plagosur dhe dy fëmijë

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Korçë–Maliq, pranë fshatit Bulgarec.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Opel Corsa”, teksa ka tentuar të hyjë në një rrugë dytësore, është përplasur kokë më kokë me një mjet tip “BMW” që lëvizte në aksin kryesor.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tre persona, pjesëtarë të një familjeje, babai dhe dy fëmijët e mitur. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

"Aksident në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig. Dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Në spitalin e Korçës janë dërguar dy të mitur, përkatësisht 9 dhe 10 vjeç që kanë qenë brenda mjeteve. Fëmijët po bëjnë kontrollet në spital, ndërsa policia po bën zbardhjen e rrethanave të aksidentit", tha policia.

Burime nga spitali bëjnë me dije se dy të miturit ndodhen në repartin e pediatrisë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit