Transmetuar më 28-03-2026, 19:54

Gjatë një bisede të fundit, Sara dhe Mimoza ndanë mendimet e tyre lidhur me mënyrën si e përjetojnë gjumin dhe raportin me pushimin.

Sara u shpreh se kishte propozuar të flinin së bashku, duke e lidhur këtë me mënyrën si e percepton gjumin: “Unë prandaj të thashë të flinim bashkë, se nuk e manifestova”.

Nga ana tjetër, Mimoza theksoi se për të, gjumi është një proces tejet personal dhe i vështirë për t’u ndarë me të tjerët.

“Proceset e gjumit janë shumë personale. Zakonisht nuk i diskutoj këto me njerëz dhe, në fakt, flej vetëm. E shumta, kush mund të ketë akses tek unë gjatë gjumit është vetëm një mace. Nëse vendos të qëndroj me dikë, rri zgjuar, nuk fle. Prandaj, kjo pjesë mbetet e ndërlikuar”, u shpreh ajo.

Në vijim, Sara theksoi se pikërisht kompleksiteti i gjumit ishte arsyeja pse kishte sugjeruar të flinin së bashku, duke nënvizuar se kjo mbetet një çështje individuale dhe e ndjeshme për secilin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit