Transmetuar më 28-03-2026, 18:20

Shqipëri, 28 mars 2026 – Shqipëria renditet si vendi me nivelin më të lartë të inteligjencës në rajonin e Ballkanit, sipas një renditjeje të publikuar për vitin 2026 nga platforma ndërkombëtare IQ Test.

Sipas këtij raporti, Shqipëria ka një nivel mesatar IQ prej 101.00, duke u pozicionuar në vendin e parë në rajon dhe në vendin e 22-të në rang botëror mes 137 shteteve të analizuara.

Në renditjen rajonale, pas Shqipërisë vjen Serbi me 99.83 pikë, e ndjekur nga Greqi (99.55) dhe Kroaci (99.32). Më tej renditen Maqedonia e Veriut dhe Rumani me nga 98.88 pikë secila, si dhe Mali i Zi me 98.43.

Ndërkohë, në fund të listës për rajonin janë Bosnja dhe Hercegovina me 97.13 dhe Bullgari me 96.54. Për Kosovë nuk janë publikuar të dhëna në këtë raport.

Në nivel global, vendin e parë e mban Hong Kong me 107.73 pikë, i ndjekur nga Koreja e Jugut (106.97) dhe Kinë (106.48).

Raporti thekson se këto vlerësime bazohen në teste të standardizuara të IQ-së dhe duhet të interpretohen me kujdes, pasi inteligjenca është një koncept kompleks që ndikohet nga faktorë të ndryshëm, përfshirë arsimin, mjedisin dhe kulturën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit