Transmetuar më 28-03-2026, 15:45

Vlorë, 28 mars 2026 – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në afërsi të Spitalit Rajonal të Vlorës, ku një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, ndërsa i riu është qëlluar dy herë me thikë në rrethana ende të paqarta.

Menjëherë pas incidentit, i plagosuri është transportuar në ambientet e kirurgjisë të spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Autoritetet pritet të japin detaje të mëtejshme në vijim, ndërsa po punohet për dokumentimin e plotë të rastit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit