

Këngëtarja e njohur shqiptare Soni Malaj ka ndarë detaje nga marrëdhënia me ish-bashkëshortin e saj, Mirko Luccarelli, gjatë një bisede të zhvilluar brenda spektaklit Ferma VIP.
Ajo tregoi se, pavarësisht ndarjes, mes tyre vijon të ekzistojë një raport i qetë dhe korrekt, kryesisht për hir të vajzës së tyre. Sipas saj, komunikimi dhe bashkëpunimi si prindër mbetet prioritet.
“U kena pas mbyt tu u zënë… shkonim shumë bashkë”, u shpreh Malaj, duke kujtuar me humor periudhën e kaluar të marrëdhënies së tyre.
Artistja shtoi se ata vazhdojnë të takohen dhe të ruajnë një marrëdhënie të mirë edhe në përditshmëri. Ajo ndau edhe një episod nga një vizitë te estetistja, ku, sipas saj, i ishte thënë se nuk dukeshin si një çift i ndarë.
Në përfundim, Malaj theksoi se raporti i tyre i shëndetshëm pas ndarjes bazohet në respektin e ndërsjellë dhe përgjegjësinë ndaj vajzës: “Ne kemi raport shumë të mirë për shkak të vajzës”, u shpreh ajo.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






