

Mbrëmjen ekaluar nisi spektakli Ferma VIP në edicionin e tij të tretë, ku një nga risitë kryesore është prania e Ermal Mamaqi në rolin e opinionistit.
Në një intervistë për emisionin “Mes Dritë”, Mamaqi foli për rikthimin e tij në televizion, duke e cilësuar si një moment të rëndësishëm në karrierë.
“Është një rikthim në vendin ku unë u zgjerova si artist. Ka qenë një nga frikërat e mia më të mëdha të bëhesha prezantues apo showman. Nuk ka lidhje me të qenurit aktor. Ishte një ‘dhimbje’ e madhe në fillim, por Vizion Plus dhe Olta Dulaku më bënë ta provoja te ‘Dancing with the Stars’ dhe të zhvilloja potencialin tim”, u shpreh ai.
Mamaqi kujtoi gjithashtu fillimet e tij në televizion, të lidhura me moderatoren e “Ferma VIP 3”, Arbana Osmani.
“Hera e parë që kam punuar në televizion ka qenë pikërisht me Arbanën në vitin 2003. Atëherë e urrenim njëri-tjetrin, mendonim si ta vrisnim njëri-tjetrin çdo mëngjes. Por me pjekurinë, fillon e vlerëson kolegun për të mirat që ka”, rrëfeu ai.
Ai ndau edhe reagimin e bashkëshortes së tij, Amarda Toska, lidhur me këtë eksperiencë të re. Fillimisht, sipas tij, ajo mendoi se ai do të ishte pjesë e spektaklit si fermer dhe reagoi me habi, por më pas e mbështeti në rolin e opinionistit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






