

Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja që kryeministri Edi Rama zhvilloi me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë në Pallatin e Brigadave.
Sipas informacioneve, Partia Socialiste pritet të nisë javën e ardhshme një tur të gjerë takimesh në terren me qytetarët, të quajtur “Punët e Shqipërisë”. Në këtë angazhim do të përfshihen ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët, të cilët do të zhvillojnë takime në të gjithë vendin.
Ky tur politik pritet të zgjasë deri në muajin qershor, duke kulmuar më 12 qershor, datë që përkon me 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.
Ndërkohë, sipas burimeve mediatike, në tryezën kryesore të punimeve nuk kanë qenë të pranishëm Elisa Spiropali dhe Erion Braçe, çka dyshohet të lidhet me faktin se aktualisht nuk mbajnë pozicione drejtuese në kryesinë e grupit parlamentar apo në komisionet parlamentare.
Po ashtu, në mbledhje ka munguar edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ndërsa arsyet e mospranisë së saj nuk janë bërë ende publike.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






