

Kryetari i Sali Berisha, gjatë një komunikimi me qytetarët, njoftoi se Partia Demokratike do të prezantojë javën që vjen një paketë për rregullimin e çmimit të karburanteve në Shqipëri.
Berisha u shpreh se PD synon që çmimi i naftës të mos shitet më shtrenjtë se në Kosovë dhe Maqedoni, ku çmimi është rreth 60% më i ulët se në vendin tonë. Ai theksoi se çmimet e larta të karburanteve ndikojnë jo vetëm tek qytetarët që përdorin automjete, por edhe në transportin e çdo produkti ushqimor dhe jo-ushqimor, duke rritur kostot për të gjithë familjet shqiptare.
“Nafta është një ndëshkim për të gjithë qytetarët. Kjo ndikon në çmimin e transportit, çdo produkti bujqësor dhe industrial. Do të vendosim një regjim fiskal që garanton çmime të barabarta me Kosovën dhe Maqedoninë, pa asnjë qindarkë më shtrenjtë”, deklaroi Berisha.
Ai gjithashtu bëri thirrje për reagim qytetar, duke nënvizuar se qytetarët duhet të angazhohen për të protestuar ndaj çmimeve të larta dhe për të mbështetur paketën që do të prezantohet.
Berisha premtoi se eksperti dhe deputetët e PD-së kanë punuar për paketën dhe javën e ardhshme do të bëjnë publikimin e detajeve para qytetarëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






