Transmetuar më 28-03-2026, 13:38

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale, deklaroi se nëse Partia Demokratike kthehet në pushtet, do të rriten pagat dhe pensionet, duke vendosur një minimum jetik prej 200 eurosh.

“Janë në gjendje mjerimi, invalidët dhe pensionistët. Pensionet e tyre janë qesharake. Shumë prej tyre detyrohen të blejnë kanaçe sepse nuk mund të blejnë ilaçe. Nuk do të ketë shqiptarë nën 200 euro, pra jashtë rrezikut të varfërisë. Për pensionet do të bëjmë të njëjtën gjë”, tha Berisha.

Ai kujtoi se në vitin 2013 Shqipëria kishte pagat më të larta në rajon, përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë, por trendi u ndërpre. “Sot jemi në vendin e fundit për rroga dhe pensione. Për ndihmën ekonomike, për invalidët dhe pensionistët, vrapi ynë do të ndalet vetëm kur të kalojmë kombet e tjera të rajonit”, shtoi ai.

Mes të tjerash, Berisha deklaroi se patronazhimi do të shpallet krim shtetëror. “Sistemi i patronazhistëve sot është si motër apo sivëlla e regjimit komunist. Veprimtaria e tyre kriminale do të ndëshkohet”, tha ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit