

Një incident i dhunshëm ka ndodhur ditën e sotme në një servis makinash në lagjen 10, Korçë, ku pronari i servisit, Renaldo Xhixho, është goditur me gërshërë dhe është dërguar menjëherë në spital për trajtim.
Burimet bëjnë me dije se konflikti ka filluar mes disa të rinjve pranë servisit, ku debati është përshkallëzuar në dhunë fizike. Përveç Xhixhos, në incident kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, identiteti i të cilëve raportohet me inicialet E.Th, E.D dhe L.M.:
Njëri ka pësuar dëmtime në krah dhe shpatull Tjetri ka plagë në fytyrë I fundit ka pësuar lëndime më të lehta
Paraprakisht dyshohet se mund të ketë pasur edhe të tjerë të lënduar, por nuk ka detaje të plota mbi gjendjen e tyre apo shkaqet që çuan në konflikt. Autoritetet lokale po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






