

Një shtetas grek, 48 vjeç, është dërguar i pajetë në urgjencën e spitalit të Sarandës mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00.
Viktima është identifikuar si Pavllos Simeriontaqis, me origjinë nga Athina.
Pas mbërritjes në spital, është njoftuar policia, e cila ka nisur veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë arresti kardiak.
Trupi i pajetë do të transportohet në Instituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






