Transmetuar më 28-03-2026, 08:58

Tensionet lidhur me luftën në Iran kanë nxitur përplasje politike mes Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe kancelarit gjerman Friedrich Merz, të cilët kanë shkëmbyer kritika publike për qasjen ndaj konfliktit.

Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi kancelarin gjerman Friedrich Merz për mungesën e angazhimit në sigurimin e Ngushtica e Hormuzit. Gjatë një konference në Miami, Florida, Trump fillimisht sulmoi aleatët e NATO-s, përfshirë Francën dhe Britaninë e Madhe, dhe më pas iu drejtua Gjermanisë.

“Kancelari gjerman – të gjithë këta janë miqtë e mi – Friedrich – tha: ‘Kjo nuk është lufta jonë’”, deklaroi Trump. Ai shtoi se, sipas kësaj logjike, edhe lufta në Ukrainë nuk është luftë e Shteteve të Bashkuara.

Një ditë më parë, Trump e kishte cilësuar si “të papërshtatshme” qëndrimin gjerman, ndonëse nuk përmendi emra konkretë. Deklarata në fjalë u artikulua fillimisht nga ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ndërsa Merz ka shprehur një qëndrim të ngjashëm gjatë një vizite në Norvegji: “Gjermania nuk është pjesë e kësaj lufte dhe nuk dëshiron të jetë”.

Nga ana tjetër, kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar mënyrën se si Donald Trump po e trajton konfliktin. Duke folur në një forum publik, ai u shpreh se veprimet e Trump nuk përfaqësojnë përpjekje për uljen e tensioneve.

“Ajo që Trump po bën nuk është deeskalim dhe as përpjekje për një zgjidhje paqësore, por një përshkallëzim me rezultat të pasigurt”, tha Merz.

Ai shtoi se situata është bërë kërcënuese jo vetëm për palët e përfshira drejtpërdrejt, por edhe për sigurinë globale.

Merz shprehu gjithashtu dyshime për ekzistencën e një strategjie të qartë në operacionin ushtarak SHBA–Izrael, duke theksuar se një përfundim i shpejtë i konfliktit duket i pamundur. Megjithatë, në rast të arritjes së një armëpushimi, ai ofroi mbështetje nga Gjermania, përfshirë angazhim në misione sigurie në Ngushticën e Hormuzit, në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë. DW

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit