Transmetuar më 28-03-2026, 08:57

Një ligjvënës i lartë iranian e ka përshkruar anëtarësimin e vendit në Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) si "të pakuptimtë", duke iu referuar dështimit siç tha ai të traktatit për të mbrojtur objektet bërthamore të vendit nga agresioni i jashtëm.

Ebrahim Rezaei, anëtar i parlamentit dhe zëdhënës i komisionit të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme, i bëri këto komente në një postim në X, më parë Twitter, disa orë pasi koalicioni izraelito-amerikan kreu sulme në centralet bërthamore.

"Traktati i NPT-së nuk na ka ofruar asnjë avantazh," tha Rezaei. "Ai as nuk e ka mbrojtur vendin tonë nga sulmet e fuqive bërthamore dhe as nuk ka parandaluar sulme të përsëritura ndaj objekteve tona bërthamore. Dokumentet dhe marrëveshjet ndërkombëtare janë shpërfillur plotësisht."

Që nga nisja e agresionit izraelito-amerikan kundër Republikës Islamike të Iranit në fund të shkurtit, vendet bërthamore iraniane janë shënjestruar disa herë, ndërsa Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) nuk e ka dënuar atë tha ligjëvënësi iranian.

Sulmi i fundit erdhi dje më herët në 2025 u kryen bombardime të gjera në tre nga objektet kryesore bërthamore të Iranit.

Autoritetet iraniane kanë denoncuar heshtjen e agjencisë bërthamore të OKB-së, si dhe të bashkësisë ndërkombëtare, lidhur me shkeljen e konventave ndërkombëtare.

Rezaei vuri në dukje një standard të dyfishtë të dukshëm në qasjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj detyrimeve të traktateve, duke vënë në dukje se SHBA-të janë tërhequr nga afërsisht 60 organizata dhe konventa ndërkombëtare vitet e fundit pa u përballur me ndonjë pasojë.

"Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga 60 organizata dhe konventa ndërkombëtare", tha Rezaei. "Megjithatë, nëse do të tërhiqeshim nga NPT-ja, Perëndimi ka të ngjarë të reagonte me habi dhe kundërshtim."

Rezaei tha se ka ardhur momenti që Irani të rishqyrtojë angazhimet e tij sipas traktatit. "Është koha për t’u larguar", tha ai.

Shqyrtimi i tërheqjes së Iranit nga NPT vjen në sfondin e një lufte të nisur më 28 shkurt me vrasjen e Udhëheqësit të Revolucionit Islamik, Ajatollah Seyyed Ali Khamenei, dhe disa komandantëve të lartë ushtarakë, dhe mbi 1,300 civilë në të gjithë vendin.

Populli iranian mendon se lufta e paprovokuar – dy herë në më pak se një vit – është provë se traktatet ndërkombëtare nuk ofrojnë mbrojtje kundër kundërshtarëve armiqësorë, tha zyrtari iranian.

Ai veço edhe se, ndërsa Irani është anëtar i NPT-së, Izraeli ka refuzuar t’i bashkohet asaj ose të lejojë inspektime të objekteve të tij klandestine të armëve bërthamore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit