

Teherani ka reaguar ashpër ndaj sulmeve izraelite ndaj objekteve strategjike bërthamore iraniane. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, paralajmëroi se Izraeli do të përballet me një “çmim të rëndë” për këto veprime.
Sipas raportimeve, sulmet e premten prekën disa objektiva strategjikë, duke përfshirë një uzinë uraniumi dhe një reaktor uji të rëndë në qendër të Iranit. Raportohet gjithashtu se dy fabrika çeliku në qytetin e Esfahanit u goditën, duke shkaktuar të paktën një viktimë dhe 15 të plagosur.
Ky reagim vjen vetëm disa orë pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se SHBA mund të vonojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike iraniane nëse rihapet kanali i Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin global të naftës.
Araghchi kritikoi gjithashtu pretendimet se Izraeli ka vepruar në koordinim me SHBA-në, duke theksuar se sulmet bien ndesh me afatet e caktuara nga Uashingtoni për çështjen e ngushticës.
“Do të ketë një çmim të rëndë për krimet izraelite”, tha ai, duke lënë të kuptohet se tensionet në rajon mund të thellohen.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






