

Mimoza Ahmeti, shkrimtare dhe poete e njohur, është pjesë e Ferma VIP 3, ku ka sjellë humorin dhe karakterin e saj të veçantë. Së fundmi, ajo u përball me një sfidë të veçantë brenda ambientit të fermës.
Tek dhoma e Agait, Arbana e ftoi Mimozën të shkonte në një tjetër ambient ku e prisnin tre kuti të mbuluara. Brendësi i kutive përmbante kafshë, dhe Mimoza duhej të zgjidhte një që do ta shoqëronte gjatë gjithë rrugëtimit të saj në fermë.
Shkrimtarja nuk e la mangut batutën e saj karakteristike: pas hapjes së kutive, ajo tha me humor: “Unë mendova se kishte ndonjë burrë këtu.”
Në fund, Mimoza vendosi të marrë me vete një lepur, duke e bërë kështu shoqëruesin e saj të parë në këtë aventurë.
Ferma VIP 3 po shton numrin e pjesëmarrësve dhe surprizat, ndërsa shikuesit mund të presin shumë momente argëtuese dhe të paparashikueshme nga pjesëmarrësit e njohur.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






