

Kombëtarja e Shqipërisë është nisur drejt Valencia për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e 31 marsit kundër Ukrainës, por lista e lojtarëve pësoi dy mungesa të rëndësishme.
Arlind Ajeti u detyrua të largohej që gjatë pjesës së parë të ndeshjes ndaj Polonisë pas një luksacioni në shpatullën e majtë. Ai nuk do të jetë i disponueshëm për sfidën ndaj Ukrainës dhe do të rikthehet tek klubi për vlerësime të mëtejshme mjekësore.
Ndërkohë, Ylber Ramadani do të mungojë për arsye familjare, pasi bashkëshortja e tij ndodhet në pritje të lindjes së fëmijës.
Skuadra vijon përgatitjet për sfidën, ndërsa trajneri do të bëjë ndryshimet e nevojshme për të plotësuar boshllëqet në formacion.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






